Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtares dhe gazetares Vera Isaku.
Teksa e quan një qytetare dhe familjare model, Meta shkruan se kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.
Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.
Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera. Të prehet në paqe!“, shkruan Meta.
Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 66 vjeccare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme. (Lexo ketu)
(E.H/Faxweb.al)