Ka ndërruar jëtë në Spitalin Infektiv mjeku i niohur që shërbente pranë Qendrës Spitaliore Universitare “Nënë Tereza” Arjan Pushi.
Mjek i hematologjisë ishtë shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeku është Arjan Pushi, 58-vjeç dhe ndodhej i intubuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.
Në spitalin Infektiv në Tiranë momentalisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë , dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.
Nga ana tjetër numri i jetëve të humbura po shtohet, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 57. Prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të kujdesen për rregullat e higjenës, ndërkohë që i njëjti apel vlen edhe për bizneset në një kohë kur ka nisur sezoni turistik.