Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar vendimin e Shkallës së parë për ish-efektivin Jeton Lami, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.
Mësohet se ish-efektivi i operacionales nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, dhe është përfaqësuar nga mbrojtja.
Kujtojmë se Lami është akuzuar se ka ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.