Një sasi tritoli ka shpërthyr në Fushë-Krujë në banesën e Agron Koçit.
Tritoli është vënë pranë portës hyrëse të banesës. Lënda plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë. Agron Koçi ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë person. Koçi punon në një servis në Fushë Krujë.
Ndërkohë policia njofton se rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, djali Agron Koçit, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.