Albert Nikolla do të jetë zv.ministri i ri i Shëndetësisë, me një vendim të qeverisë Rama. Nikolla ka qenë më herët dhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale dhe ato të arsimit, dhe ka qenë mjaft aktiv veçanërisht gjatë protestave të studentëve.
Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidave e vështirë të pandemisë së koronavirusit. Zëvëndësministrjat e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri. Rakacolli është një herësh dhe drejtuesja e Komitetit të Ekspertëve, që është krijuar që nga mbërritja e koronavirusit në vendin tonë.
“V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post