16:08 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Vlorës lë në burg të fortin e Selenicës

11:06 | 19/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Vlorës lë në burg të fortin e Selenicës

Gjykata e Vlorës lë në burg Tesi Bashon, me qëllim ekstradimi.

Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua në Gjykatën e Vlorës seanca gjyqësore për Tesi Bashon i njohur si i forti i Selenicës.

Tesi Basho, 38 vjeç u arrestua nga Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për disa vepra penale të rënda mes tyre dhe ajo e vrasjes.

Basho përballet me dy masa sigurie, atë të cilën kerkohet nga shteti shqiptar dhe ai Italian. Gjyqtarja Esmerilda Habilaj ka vendosur arrest me burg me efekt ekstradimin, ndërsa aktualisht po mbahet masa e sigurisë për veprat penale në shtetin shqiptar, me Relator Laurent Fuçia dhe prokuror Sajmir Smaka.

Për çfarë akuzohet “Banda e Selenicës” dhe që përbëhet nga anëtarë të fisit Llanaj.

Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.

Pesë vite më vonë, në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.

Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.

Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj.

Më 1 tetor të vitit 2017 do të shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur.

Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar, por kërkojnë të marrin jetë të tjera, shërbeu atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë.

Etiketa: tesi basho
Pas

VIDEO/ Në pritje të vendimit të Tesi Bashos “i forti” i Selenicës, “blindohet” Gjykata e Vlorës

Para

Shenjat që tregojnë se burri është ndarë emocionalisht nga ju, divorci i vërtetë po afrohet!

Para
Shenjat që tregojnë se burri është ndarë emocionalisht nga ju, divorci i vërtetë po afrohet!

Shenjat që tregojnë se burri është ndarë emocionalisht nga ju, divorci i vërtetë po afrohet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!

Ministri izraelit zbulon planin për zhvendosjen e popullsisë në Rafah

Elbasan/ Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti

Akropoli mbyllet për shkak të valës së të nxehtit që përfshin Greqinë

Vizita e parë në mbi një dekadë, Macron shkel në Britani, pritje mbretërore nga Princi

IKMT aksion në Durrës! Prishen strukturat pa leje, lirohen hapësirat publike

“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji lë qelinë dhe nis takimet: Do shkoj në një fshat të Fierit ku fitoi PD-ja

Lista Serbe kundër urave, qytetarët serbë: Nuk duam ura të reja, të hapet ajo e Ibrit!

Energjia, OECD vlerëson pozitivisht Shqipërinë, Balluku: Shqipëria mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.