Një aksion blic në burgje nga Forcat Operacionale ka zbuluar se një pjesë e të dënuarve VIP kanë qenë të pajisur me celularë. Mësohet se me celularë janë kapur Admir Tafili, Asmer Bilali, Leo Osmenit, Edmond Leskaj.
Admir Tafili është dënuar me burgim si kreu i një grupi që kryente vrasje me pagesë. Ai jepte urdhra për vrasje edhe nga qelia e burgut, që paguheshin deri në 50 mijë euro.
Asmer Bilali nga ana tjetër është arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër. Pak javë më parë, babai dhe xhaxhai i tij u ekzekutuan në portën e shtëpisë së tyre në Shkodër.
Aksioni është shtrirë në disa institucione të vuajtjes së dënimit, ndërsa gjithnjë ka pasur akuza në media për trajtim preferencial të disa prej të burgosurve VIP nga drejtuesit e institucioneve të burgjeve.
Ky aksion i Forcave Operacionale vjen një ditë pasi ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj mblodh punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. (Lexo edhe ketu)
Jo më larg se dje ishte Safet Bajri, i quajtur ndryshe dhe si i forti i Shkodrës ai që kishte postuar një video nga burgu, ku shihej se kishte jo vetëm televizor dhe telefon në dhomë, por ishte dhe përdorues i rregullt i rrjeteve sociale. (Lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)