Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit ditën e sotme 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë dhe 3 persona të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje me armë që dyshohet se nisi për shkak se një makinë po shpërndante para në emër të PS.
Mësohet se kreu i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi ka kërkuar që OSBE të jetë prezente në Elbasan pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme.
Në polici është vetëdorëzuar Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes. Në polici mësohet se është shoqeruar dhe vetë Gazment Bardhi, si dëshmitar i ngjarjes.