Një 35-vjeçar me iniciale K.S ka tentuar që të të vrasë kushëririn e tij me kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karkanjoz, Berat, por konflikti që mund të përshkallzohej me pasoja të rënda është neutralizuar nga ndërhyrja e policisë.
Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(M.Q/Faxweb.al)