Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Laçit. Viktima është një person që po udhëtonte me biçikletë në drejtim të superstradës, ndërsa është përsfhirë në një aksident të trefishtë.
Nga përplasja e fortë viktima ka marrë plagë të rënda duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia njofton se në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F.,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.