Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak çaste më parë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë një një lokal pranë ish-ekspozitës. Mendohet se autor është personi Mexhit Picari.
Sipas informacioneve të siguruara, autori i ngjarjes është larguar me mjetin ‘Hyndai’ ndërsa është shoqëruar një i mitur i cili ka qenë i pranishëm gjatë momentit që ndodhi ngjarja.
Nga raportimi i deritanishëm nga gazetarët e Fax News dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve familjare, ku Mexhit Picari ka ekzekutuar dhëndrrin e tij i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, vajzën e autorit të dyshuar. Nuk dihet ende roli i të miturit në ngjarje, ndërsa policia e ka shoqëruar për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë.
Në ngjarjen e rëndë ka ndodhur ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori Adriatik Cama, i cili është operuar dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa viktimë ka mbetur Kudret Saliaj.