Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një punëtor 59 vjeçar ka rënë nga skela e ndërtesës ku ishte duke punuar. Bëhet fjalë për shtetasin Reshit Laraku 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Si pasojë e dëmtimeve të marra, punëtori është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.
Mendohet se arsyeja e kësaj ngjarje të ndodhur, të jetë fakti i pasigurisë në punë, apo mos marrja e masave për të siguruar që punëtorët të kenë një mjedis të sigurt pune.
Njoftimi i Plotë
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2021, rreth orës 11:30, në fshatin Hudënisht, Pogradec, shtetasi R. L., 59 vjeç, banues në këtë fshat, duke punuar në ndërtesën në pronësi të shtetasit Sh. P., (i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec) dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.