Policia e Beratit ka vënë në pranga ditën e sotme dy persona që akuzohen për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në prangat e Policisë ka rënë dhe shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Njoftimi:
Berat
Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor, arrestohet një shtetas tjetër.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim policor R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post