Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë.
Përmes një postimi në Facebook, ku shkruhet “Nuk e vrau varka por shteti”, u bëhet thirrje qytetarëve që me datë 4 gusht të protestojnë para Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë se vdekja e vogëlushes 7-vjeçares sot ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa autori i ngjarjes është vënë në pranga.
Mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë e përfaqësues të opozitës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë në nderim të vogëlushes e duke bërë thirrje që të ngrihen të gjithë, për të kërkuar dorëheqjen e kreut të policisë Gledis Nano dhe ministrit Çuçi.