Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish vendin me magnitudë 6. 3 ballë. Ndërkohë më herët të tjera tërmete kanë rënë në vendin tonë, ndërsa më parë një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ka shkundur sërish zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Kanë qenë të paktën 15 pasgoditje që kanë tronditur vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme..
Njoftimi:
Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.
Si pasojë e tërmetit të rënë në orën 03:54 derimë tani raportohet për të paktën 3 persona të vdekur, vetëm 1 rast i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe dhjetra të lënduar, ndërkohë që në Durrës, që është një nga zonat më të prekura kanë mbërritur dhe krerët më të lartë të shtetit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post