Kyeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me çështjen e shumë diskutuar të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëar.
Duke pqërmendur emrin e regjisorit të njohur Alitin Basha, Rama është shprehur se dhe ky I fundit njësoj si shumica dërrumuese e komunitetit teatror mbështet ndërtimin e Teatrit të ri.
“Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.”- shkruan Rama në Facebook.
Ndërkaq Rama e ka shoqeruar postimin e tij në Facebook dhe më një shprehje të regjisorit Basha.
“Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.”- përfundon postimin Edi Rama me një prononcim të Altin Bashës.