Pas thuajse 2 orësh është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit nga grumbulli i inerteve të shkaktuara të aksidentit të rëndë në Bypassin e Vlorës.
Mësohet se trupi i të riut Klajdi Kaja është dërguar drejt morgut të Vlorës. Kujtojmë se nga ky aksident ka humbur jetën dhe shoferi 32 vjeç Armand Beu.
Kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.