Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës02:40, në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një automjet me 5 të rinj brenda ka dalë nga rruga duke bërë që të plagosen drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët e tjerë brenda.
Të gjithë këta persona janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.