14:18 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “Prita” sekuestron kanabis, fidanë dhe makina, kultivuesit në pranga

09:38 | 28/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mallakastër, mbushën përroin me kanabis, arrestohen tre persona në flagrancë

Policia e Vlorës ka goditur mëngjesin e sotëm një tjetër tentativë për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve në lagjen ‘24 Maj’ janë sekuestruar 48 kg kanabis, 97 fidanë kubikë si dhe një peshore elektrike.

Në kuadër të sekuestrimit janë prangosur 2 persona, konkretisht me inicile Z.I 36 vjeç dhe E.B 30 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Informacion paraprak:

Finalizohet operacioni policor “Prita”.

Goditet një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Operacioni falë edhe informacionit të adresuar nga qytetarët në Polici.

Sekuestrohen 48 kilogramë kanabis në një banesë, si dhe 97 fidanë në kubikë. Në pranga dy shtetas.

Në kuadër të luftës për parandalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, thirrjes së qytetarëve për të bashkëpunuar me Policinë në luftë kundër paligjshmërisë, bazuar në informacionet e adresuara nga qytetarët se dy shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Prita”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(s.a/faxweb.al)

Pas

E rëndë/ E therën me thikë për një celular, arrestohen dy persona

Para

Provokoi protestuesit tek sheshi “Shpiponja”, identifikohet ish i burgosuri në Greqi (EMRI)

Para
Provokoi protestuesit tek sheshi “Shpiponja”, identifikohet ish i burgosuri në Greqi (EMRI)

Provokoi protestuesit tek sheshi "Shpiponja", identifikohet ish i burgosuri në Greqi (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.