Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka dërguar letër drejtuesve të partive politike në vendin tonë për kushtet e përzgjedhjeve të kandidatëve për deputet. Letra është dërguar në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 2021, që po kryhet nga partitë më të mëdha në vend.
Diplomatja amerikane u kërkon krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.
Po ashtu ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Letra ndaj tyre është nisur një ditë më parë në 31 gusht.
Discussion about this post