Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pak para nisjes së Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në Tropojë.
Në një mesazh në rrejte sociale, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një parti Demokratike dhe vetëm një Kuvend, në datë 18 dhjetor.
Basha shkon më tej duke ngritur dyshime se në iniciativën e Berishës që është quajtuar Foltore, po investohen kriminelë, oligarkë por dhe kundërshtari politik për të përçarë PD-në.
Lulzim Basha: Unë besoj se rruga qe ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë që nuk kanë lidhje me interesat e demnokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë por dhe kundërshtari ynë politikë është investuar që diccka e nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal ta shfrytëzojë për të përccarë PD-në. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor. Ka një PD dhe një kuvend me 18 dhjetor.
(E.H/Faxweb.al)