Është duke u hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të Europa League.
Nga ekipet e Superligës shqiptare në këtë kompeticion marrin pjesë janë tre: Luftëtari, Laçi dhe Partizani.
Shorti e ka vënë Partizanin përballë sllovenëve të Mariborit. Një short i vështirë ky për ekipin e Skënder Gegës, që mundësoi pjesëmarrjen në kupat e europës pas penalizimit që iu bë kampionëve të Skënderbeut.
Ndeshja e parë do të luhet më 12 korrik në “Selman Stërmasi”, ndërsa ajo e kthimit në Slloveni më 19 korrik.
(E.K/FAXWEB.AL)