Ashtu siç edhe mund të shihet në videon e mëposhtme, disa automjete të forcave të rendit kanë zbarkuar në ”Unazën e Re” ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e kësaj prezence të shtuar.
Burime për FaxWeb.al bëjnë me dije se, vetëm pak orë më parë në komisariat janë shoqëruar 3 persona dy prej të cilëve janë Maliq Ferati dhe Edi Ferati, ndërkohë emri i personit tjetër të ndaluar nuk është bërë ende i ditur.
Nuk dihet përse është bërë shoqërimi i tyre si dhe vendi ku janë realizuar këto shoqërime.
Nga raportimet mësohet se personat në fjalë janë shoqëruar nga persona pa uniformë pak pasi ka përfunduar protesta e përditshme e banorëve, e cila zgjati një orë.
Ditën e sotme banorët ndezën edhe një zjarr në mes të rrugës dhe ky mund të ketë qenë edhe preteksti i shoqërimit të tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)