Autoritetet në SHBA kanë miratuar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës Pfizer. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në SHBA, ku tashmë duket se i hapet rruga nisjes së testimit në popullatë, e që padyshim të parët në listë do të jenë punonjësit e sistemit shëndetësor.
Ditën e enjte pritet që FDA do të japë detajet e vaksinës ndërsa do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë për të treguar me fotografi të dhënat.
Disa shkencëtarë të pavarur do të rishikojnë të dhënat para se FDA të rekomandojë nëse vaksina është e sigurt dhe efektive për miliona amerikanë. FDA, e cila zakonisht ndjek këshillën e komitetit, pritet të lëshojë një vendim në lidhje me vaksinën në ditët në vijim.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech më parë raportuan se të dhënat ishin 95% efikase në parandalimin e sëmundjes së COVID-19 tek pacientët që përjetojnë formën e lehtë dhe të rëndë.
Pfizer nuk ka raportuar efekte anësore serioze. Disa persona që kanë marrë vaksinën përjetojnë reaksione të ngjashme me gripin – duke përfshirë ethe, lodhje ose dhimbje të muskujve – veçanërisht pas dozës së dytë të kërkuar. Është një shenjë që sistemi imunitar po ringjallet, i aftë të njohë dhe të luftojë nëse virusin e vërtetë.
Discussion about this post