Gjykata e Përmetit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Betim Shkupin, administrator i UET-së, i cili u arrestua në operacionin policor “Mezhgorani”.
Betim Shkupi, ishte personi në emër të të cilit kaluan pronat e marra nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë në pronësi të biznesmenit Sait Fishta. Shkupi u arrestua të njëjtën mbrëmje si Henri Çili dhe gjithë të arrestuarit e tjerë.
Shkupi mban postin e administratorit të “European Education Initiative Holding” dhe ka pasur kontroll 100% mbi aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku botuesi Çili është pronar.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar prokuroria vendosi masën “Detyrim Paraqitje” për botuesin Henri Çili.
Faxweb.al mëson se personat ndaj të cilëve është dhënë liria me kushtin “detyrim paraqitje” bashkë me Henri Çilin janë edhe 10 të tjerë emrat e të cilëve janë si më poshtë:
Elitjon Kamberaj
Abaz Dani
Shpresa Gjoci
Henri Çili
Renato Toska
Kejsi Meco
Liko Jazi
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Daniel Yzeiraj
Lisander Alikollari
Për Besnik Fishtën dhe Ilir Korbin është dhënë masa e “Arrest shtëpie”, ndërsa 18 persona të tjerë janë lënë në burg me masën “Arrest me burg”.
Personat që mbeten në burg:
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi