Korçë:
Ditën e sotme një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit me pisha në Voskopojë është përfshirë nga flakët dhe vatra e zjarrit është aktive prej disa orësh. Forcat e zjarrëfikëses dhe punonjësit e shërbimit janë në proces për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është nisur drejt vendngjarjes.
Burime bëjnë me dije se dhe një helikopoter është nisur për në këtë zonë dhe se vatra e zjarrit është e pozicionur midis fshatit Krushovë dhe Shipskë duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të zonës.