Ka përfunduar mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku është vendosur bojkot me 10 ditë për të gjitha seancat gjyqësore.
Mes vendimeve të marra është bojkotimi i masave të sigurimit. Këto vendime hyjnë në fuqi që prej ditës së nesërme dhe janëtë vlefshme për të gjitha Dhomat e Avokatisë në Shqipëri.
Për të gjithë avokatët që do të thyejnë këtë vendim, paralajmërohet se do të merren masa.
Nëse ende nuk do të ktë një përgjigjie lidhur me bojkotin e avokatëve, do të vijohet me një vendim të dytë gna ana e këtyre të fundit.
Deri më tani, bojkoti i avokatëve ka çuar pothuajse në “kolaps” sistemin e drejtësisë duke bërë që efektet të ndjehen në rrethe të ndryshme të vendit ku prej javësh vijon bojkoti total për seancat.