Ka përfunduar pas më shumë se 1 ore takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim me presidentin Ilir Meta.
Ende nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por Meta ka zgjedhur ta përcjellë personalisht jashtë ambasadoren amerikane ndërsa duket që takimi është zhvilluar në ambient mjaft miqësor mes të dyve, teksa shihen të buzëqeshur.
Presidenti ka tokur grushtin me Kim, pak para se ambasadorja të linte ambientet e Presidencës.
Ambasadorja Kim i ka shkuar në zyrë Presidentit Meta në orët e paradites së sotme, ndërsa mazhoranca ka thirrur mbledhje te Këshillit Politik sot në orën 17:00për të diskutuar dhe marrëveshjen e arritur mes saj dhe opozitës parlamentare mbi hapjen e listave si dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Ftesës për takim të këshillit, opozita jashtëparlamentare i është përgjigjur negativisht duke e cilësuar si ‘treg i gjësë së gjallë’, ndërsa vetë Rama i ka bërë disa thirrje dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të shkojë e ti bashkohet, njësoj si ai, tavolinës së bisedimeve për të gjetur marrëveshjen mes 3 palëve.
Pak ditë më parë BE dënoi nismën e Kuvendit për të ndërmarrë ndryshime në Kushtetutë pa konsensusin e të gjitha palëve, çka e bëri Ramën të ndërrojë kurs e ti rikthehet Këshillit Politik për të diskutuar dhe marrë aty ‘ok’ për 2 ndryshimet kushtetuese.
Me sa duket, Kim është hedhur sërish në ‘aksion’ për ti ulur palët dhe që gjithsecili të marrë çfarë dëshiron në procesin zgjedhor të vitit 2021.
Discussion about this post