Ka përfunduar rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, pas pretendimeve të Partisë Demokratike dhe LSI-së për shkelje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
LSI priste të fitonte një mandat në këtë qark, pasi vetëm 136 vota e ndanin nga mandati i tetë i Partisë Socialiste, por rinumërimi nuk solli ndryshime në rezultat.
Në këtë mënyrë, PS ka humbur 26 vota, PD ka humbur 38 vota dhe LSI ka humbur një votë, krahasuar me rezultatin e votave të dala nga numërimi i parë.
Rikujtojmë që rinumërimi i votave është bërë deh në qarkun e Beratit, aty ku LSI synonte të merrte një mandat duke ja hequr PS-së, pasi diferenca ishte vetëm 77 vota. Edhe aty, rinumërimi nuk prodhoi ndryshime në ndarjen e mandateve: PS 5 mandate, PD 2 dhe LSI 0.
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk sollën ndryshim në Shqipëri. Partia Socialiste mori mandatin e tretë radhazi, gjë e cila ndodh për herë të parë në vendin tonë. Ajo siguroi 74 mandate, ndërkohë Partia Demokratike mori 58 mandate. LSI nga ana tjetër u ul ndjeshëm krahasuar me vitin 2017, duke marrë vetëm 4 mandate. Surprizë ishte dhe PSD e cila siguroi 3 mandate.
Rezultati:
PD -38
PS -26
LSI -1
(E.H/Faxweb.al)