Ka përfunduar pas 2 orësh shqyrtim seanca për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babanit.
Gjatë zhvillimit të gjyqit Zef Hila ka kërkuar që vendimi të mos njihet, e thënë kjo nëpërmjet avokatit të tij në palën mbrojtëse Jordan Daci.
Ndërkaq avokati i Babanit, Eridjan Salianji u është drejtuar se me kërkesën e bërë kanë ngtërruar vend, sepse diçka e tillë parashtrohet në Kolegjin Zgjedhor dhe jo në Gjykatën e Shkodrës.
Gjykata në përfundim ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Zef Hilës duke njohur kështu si fitues Mark Babanin si kryebashkiak i Bashkisë së Vaut të Dejës.
Bisedë e 2 avokatëve në seancë:
Jordan Daci, avokat i Hilës: Të shpallet i pavlefshëm procesi zgjedhor
Salianji: Zoti Daci ka ngaterruar Gjykate ku mund te ngresh keto pretendime lidhje me shkelejt e Pretenduara zgjedhore dhe Kushtetuese
Daci: Ky proces është zhvilluar në shkelje të Kushtetutes