Ora 19:00 shënon përfundimin e orarit zyrtar të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, që nisi ditën e sotme në orën 07:00.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kishin të drejtën e votës 3.588.869 qytetarë. Sipas rregullit, vetëm qytetarët që janë brenda qendrave të votimit lejohet që të votojnë jashtë këtij orari.
Mbyllja e qendrave të votimit ka filluar përreth vendit, ndërsa disa prej tyre bëjnë gati materialet zgjedhore për t’i nisur drejt qendrave të numërimit.