Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën 3 automjete.
Si rrjedhojë e përplasjes së fortë, ka mbetur e plagosur pasagjerja 68 vjeçare E.B e cila ndodhej në mjetin me drejtuese M.B.
Fatmirësisht 68 vjeçarja është transportuar me shpejtësi për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.