Një skaf me 6 persona ka rrezikuar mbytjen teksa ishte duke lundruar në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e skafit dhe bllokimin e tij në shpellë.
Ndërhyrja e rojës bregdetare dhe policisë kufitare ka bërë që aksioni i shpëtimit të rezultojë i suksesshëm.
Mjeti lundrues u arrit të nxirrej nga shpella dhe të shoqërohej në Triport.