Komisari i policisë Arjan Tase ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës ku pritet të njihet me masën e sigurisë personale.
Tase pritej të dilte para gjykatës mëngjesin e sotëm, por dhënia e masës së sigurisë për të është shtyrë në orën 11:15. Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases.
Fillimisht AMP ngriti akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” gjë që mund të dënohet edhe me gjobë, ndërsa Prokuroria pritet që mbi Tase do të ngrihet akuza e “Vrasjes me paramendim”, neni 76.