Aksidenti i rëndë në Koplik ku u përplasën 2 automjete, ka bërë që njëri prej të plagosurve rëndë të ndërrojë jetë pak caste më parë në spitalin e Shkodrës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima është Durim Malaj.
Në aksidentin e ndodhur paraditen e sotme, u raportua për 4 të plagosur në total dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë. Tashmë personi që ishte në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë dhe në spital aktualisht po trajtohen vetëm 3 të plagosurit e tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post