Ardit Kërtusha, i cili kishte shpallur kandidaturën për kryetar të PS-së Durrës, është tërhequr nga gara për tu bërë kryetari i këtij qyteti.
Në një shkrim të gjatë për mediat, Kërtusha bën të ditur se në klimën e zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste në Durrës, po mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me cdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vëtëm.
Madje Kërtusha shton se ka shumë ndëhyrje që në krye të PS-së së Durrësit të emërohet në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Kujtojmë se dy kandidatët për degën e PS-së në Durrës ishin Luan Zaza dhe Ardit Kërtusha, i cili u tërhoq.
“Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte perfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundesojë këtë perfaqesim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës.”- shkruan Kërtusha.
Postimi i plotë
Duan të ëmerojnëmarionetën e preferuar të Gjushit
Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të partisë socialiste, simpantizantë dhe mbështetës!
Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta tuaja motivuese, jam i dëtyruar t’ju informoj për klimën e zgjedhjeve brenda Deges së Partisë Socilaliste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me cdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vëtëm.
Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zevendësimit ka qenë zgjedhja me asamble. Por na doli që as kjo metodë nuk do të apikohët në zgjedhjet tek ne pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe nje emer. Më thanë Ardit do te votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë. Por më kot. Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë ketu m’u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës qe u jane dhenë si favore personale këtyre individëve.
M’u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m’i dhanë më date 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datë 11 janar.
Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t’u paraqes programin, por edhe t’i bindë të më votojnë. Është krejtësisht e pamundur.
Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilet janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicen e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.
Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte perfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundesojë këtë perfaqesim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës.
I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për te mos kandiduar ditën e shtunë pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar, ndaj zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.
Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste