11:07 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pezullimi dhe arrestimi i drejtuesve të policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, reagon Basha: Kërkon ‘kokën’ e…

10:14 | 28/06/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pezullimi dhe arrestimi i drejtuesve të policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, reagon Basha: Kërkon ‘kokën’ e…

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me urdhër ndalimet e prokurorisë për zyrtarët e Policisë, që tentuan të fshihnin provat në vrasjen e Pjerin Xhuvanit dy ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit në Elbasan. (Lexo lajmin)

Basha shkruan se para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Basha denoncon në postimin e tij se policia u bë njësh me krimin në Elbasan dhe jo vetëm, në mënyrë që të siguronte vota për Ramën, dhe mbajtjen e qeverisë së tij në pushtet.

Basha:

Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima.

1/3 Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. pic.twitter.com/HNaVcCtzXO

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2022

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan dhe Korçë, në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan kanë ekzekutuar 8 masa sigurie për punonjës policie të cilët kanë qenë në ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit me 21 prill 2021.

Burimet bëjnë me dije se 2 policët Albert Nushi, Nikollaq Palla janë lënë me arrest shtëpie, ndërsa 6 efektivët e forcave “Shiponja”, Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja, Besmir Kadiu, janë pezulluar nga detyra.

Mbi ta rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarim të rremë.
Pritet njoftim zyrtar nga AMP lidhur me rastin.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: BashaBasha xhuvanivrasja e pjerin xhuvanit
Pas

Shfaqet lija e dhenve në kopshtet dhe çerdhet e Gjirokastrës, drejtoresha e Arsimit iu bën apel prindërve

Para

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, vijon situata “alarmante” në Kukës/ Qindra qytetarë në spital

Para
Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, vijon situata “alarmante” në Kukës/ Qindra qytetarë në spital

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, vijon situata "alarmante" në Kukës/ Qindra qytetarë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.