Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Mes të Shkodrës. Mësohet se dy të plagosurit janë vëllezër dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.
Nga detajet e mbërritura në redaksinë e Fax News, bëhet me dije se njëri prej vëllezërve, konkretisht shtetasi Ilir Gruda është plagosur me armë zjarri ndërsa vëllai tjetër Lad Gruda është goditur me sende të forta. Ndërsa thuhet se edhe autori është shtetasi Xhevahir Fikaj.
Forcat policore tashmë janë në vendngjarje dhe po bën verifikimet e duhura lidhur ndërsa paraprakisht dyshohet se përplasja ka ardhur për shkaqe pronësie.
(B.V/Faxweb.al)