Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë. Sipas raportimeve të para, një person është goditur me thikë. I plagosur ka mbetur shtetasi Bledar Troshani, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes.