Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të vëllezërve gjatë paradites së djeshme në qytetin verior.
Xhevair Fikaj ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një sherri për motive pronësie, plagosi fillimisht me sende të forta shtetasimn Lad Gruda dhe më pas me armë zjarri edhe vëllain tjetër Ilir Grudën.
Fikaj kishte blerë një tokë me dokumente të rregullta, për të cilën vëllezërit Gruda kishin po ashtu pretendime, dhe gjatë ditës së djeshme kishin shkuar për të vendosur kufijtë.
Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)