Mëngjesin e sotëm një 29 vjeçar në Kuçovë ka plagosur me armë zjarri një shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Shtetasi Robert Gjika, 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë plagosi shtetasin Xhuljano Kapllanaj25 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.