Janë plagosur me armë zjarri dy persona në Sanxhak të Kurbinit ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur një 2i-vjeçar Elton Zyka dhe Klevis Lika 40-vjeç, janë nisur për ndihmë mjekësore në Spitaline Traumes Tiranë. Në vendin e ngajrjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet.
“Me datën 17.05.2020 në orën 22.05 në Mamurras Kurbin, në afërsi të Bashkisë Mamurras nga persona të paidentifikuar janë plagosur me armë zjarri shtetasit Klevis Lika dhe Eltion Zyka të moshës 41 dhe 21 vjeç, banues në Mamurras. Dy të plagosurit janë nisur për ndihmë mjekësore në Spitaline Traumes Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet”, njofon Policia.
Discussion about this post