Faik Veliu ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lushnje në rrethana ende të paqarta.
Policia thotë se 65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Mësohet se i plagosuri ka qenë jashtë banesës së tij kur është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, teksa policia ka filluar tashmë krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorit.
Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
(E.H/Faxweb.al)