Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë, ku njëri prej tyre ka ngelur i dëmtuar me sende të forta.
Sipas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Korçës i dëmtuari Esmerald Shemi ka marrë fraktura serioze por ngelet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)