Është shoqëruar me debat seanca e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën.
Pas akuzave të Edi Ramës, Sali Berisha i është drejtuar foltores megjithëse Lindita Nikolla nuk i dha fjalën ish-kryeministrit që jashtë mikrofonit filloi të akuzonte shefin e qeverisë.
“O i pafytyrë”, dëgjohet t’i thotë Berisha-Ramës teksa shkon drejt tij ndërhyn garda.
Përplasja në Kuvend mes Berishës dhe Ramës:
Berisha: O i pafytyrë, ti nuk ke fytyrë
Rama: Ik andej…
Berisha: O burracajlk, o njeri pa nder, të ka zënë tmerri i 7 korrikut
Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)