Përfshihen në aksident disa automjete në autostraden Milot- Mamurras, ku janë plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë teksa në aksidentin rrugor janë perfshire katër autovetura, njera dyshohet e ish- kryeministrit Berisha.
Pas perfundimit të Foltores ne Laç, pargjate kthimit ne kryeqytet njera nga mjetet e eskortes eshte perfshire ne aksident ne afersi te Fushe Mamurrasit.
Mesohet se tre persona jane lenduar lehte dhe po marin mjekim ne urgjencen e Laçit. Ende nuk jane mesuar shkaqet e aksidentit.
(E.H/Faxweb.al)