Policia e Shtetit sot në mbrëmje është angazhuar përsëri duke ngritur postblloqe kontrolli në pikat hyrëse-dalëse të qytetit të Fierit.
Kontrollet vijnë në kuadër të arrestimit të personave që mund të jenë në kërkim nga e shkuara e botës sw krimit.
Në këtë operacion janë angazhuar uniformat blu të qytetit të Fierit së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po ushtrojnë kontrolle ndaj makinave luksoze në pikën dalëse në drejtim të Levanit.