Policia e Durrësit ka gjetur një fëmijë 6 vjeçar në plazhin e Durrësit i cili sipas policisë kishte humbur. Policia u bën apel familjarë që të kontaktojnë për të marrë fëmijën e mitur.
Emri i 6 vjeçarit është Mateo Piperi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ndodhet në ambientet e stacionit të policisë në Durrësit.
Fëmija 6 vjeçar është rreth 1 metër i gjatë, flokë të prera shkurt, ngjyrë të zezë, mban veshur një palë pantollona të shkurtëra ngjyrë blu.
Kush ka informacion duhet të kontaktojë në numrin 0694110217.
Njoftimi i policisë:
Durrës, më 08.07.2017. Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr. 13, Plepa është gjetur nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh një fëmijë i mitur , i seksit mashkull. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.
(B.H/Shuplaka)