Ditën e sotme policia pas një sinjalizimi në qytetin e Volos në Greqi ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar.
Gjatë një kontrolli policia ka gjetur në makinën e 39-vjeçarit 950 gram kanabis, si dhe 52,3 gram kokainë.
Sipas policisë ai do ta shpërndante drogën në ishujt e Greqisë. Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Volos, dhe mbi të rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.