Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës ndëra emri i tij vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Konjufca u propozua për këtë detyrë nga kreu i partisë, Albin Kurti ndërsa kjo zgjedhje ka provuar se ‘matematika’ mes dy partive që pritt të krijojnë qeverinë e re është prishur duke marrë parasysh se Konjufca nuk ka qenë emër i lakuar publikisht.
“Propozimi ynë për kryetar të kuvendit është deputeti Glauk Konjufca”, ka thënë Kurtidhe në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.
Konjufca ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë drejtimin e Kuvendit plot 75 pro dhe 27 kundër, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për krijimin e qeverisë së re mes LDK-së dhe VV-së.
Më herët janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, procedurë e cila ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës.
Fillimisht ishte bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve. Në sallë mungojnë ministrat si dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që nuk kanë marrë pjesë në seancë, për të ruajtur mandatin.
Nga ana tjetër interesimi kombëtar dhe ndërkombëtar ka qenë i madh për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë pasi është vë re edhe prezenca e përfaqësuesve të ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë.
Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e sotme pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.
Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin. Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën. PDK ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)